Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier - Gazeta Express
string(101) "ne-audi-me-arme-dhe-municione-tentuan-ti-largohen-policise-arrestohet-40-vjecari-dhe-e-reja-ne-fier-2"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:17

Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:17

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”

Gjatë të cilit:

-u kap shtetasi Klodjan Gjikdhima, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. Nga dënimi, 43-vjeçarit i duhet të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë burgim;

Po ashtu u arrestua Arsen Qose, 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, goditi me grusht drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte, të cilin gjithashtu e kishte mashtruar se do t’i sillte pagesën për udhëtimin.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 42-vjeçari aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.