Hetimi i “Bankers” kalon në SPAK, Prokuroria e Fierit tërhiqet nga dosja hetimore me akuza për skemën mashtruese - Gazeta Express
string(109) "hetimi-i-bankers-kalon-ne-spak-prokuroria-e-fierit-terhiqet-nga-dosja-hetimore-me-akuza-per-skemen-mashtruese"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:08

Hetimi i “Bankers” kalon në SPAK, Prokuroria e Fierit tërhiqet nga dosja hetimore me akuza për skemën mashtruese

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:08

Prokurorët e Fierit heqin dorë nga hetimet ndaj “Bankers” dhe 14  të dyshuarve ndaj të cilëve ngritën akuza nga skemat mashtruese, shpërdorimi i detyrës, pastrimi I parave dhe evazioni fiskal.

Në fokus të hetimeve është dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit përgjatë 20 viteve nga shfrytëzimi I pasurisë nëntokësore në Patos Marinzë.

Në vendimin e shpalljes së moskompetencës që ia kalon SPAK, thuhet se mënyra se si u shitën afro  532 miliardë lekë naftë përmes shkeljeve dhe duke mos raportuar fitimin është përtej fuqisë së prokurorëve lokalë.

Dyshimet janë se përtej 14 emrave të zbuluar në Fier si Hong Ping Xiao drejtori i përgjithshëm i “Bankers”, ish drejtori Leonidha Çobo  apo ish-zyrtarë të tjerë në nivel zbatues si juriste dhe financiarë, qëndrojnë persona më të fuqishëm të cilët duhen hetuar prej prokurorëve të posaçëm në Tiranë.

Aktualisht në burg janë Xiao dhe Cobo, kurse Liany Wang drejtori financiar i “Bankers” dhe katër të tjerë mbahen në arrest shtëpiak. Por të dyshuarit i mohojnë akuzat ndonëse prokuroria insiston se ata kanë falsifikuar dokumente edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve ende në kërkim dhe që jetojnë jashtë vendit realizuan transaksione të konsiderueshme në favor të tyre duke deklaruar për dy dekada humbje  nga aktiviteti