Djali me dy prindërit që kanë mbetur të bllokuar prej ditës së premte në Bjeshkët e Javorrit në Tropojë për shkak të reshjeve të dëborës, vijojnë të jenë ende aty.
Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të hapin rrugën për shkak të stuhisë së dëborës.Grupet e punës kanë shkuar deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë.
Gjithsesi, ekipet e emergjencave kanë mundur të komunikojnë me qytetarin Arbër Sokolaj i cili është i bllokuar së bashku me prindërit, dhe i konfirmoi se janë në gjendje të mirë dhe pa probleme shëndetësore.Një ditë më parë, dy të moshuarit mbetën të bllokuar në Bjeshkët e Javorrit për shkak të dëborës. Në ndihmë të tyre u nis djali, por edhe ai u bllokua nga situata e krijuar.