"Krejt dashni për Edonin", ylli kosovar është bërë mjaft i dashur në Juventus - Gazeta Express
string(74) "krejt-dashni-per-edonin-ylli-kosovar-eshte-bere-mjaft-i-dashur-ne-juventus"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 11:43

“Krejt dashni për Edonin”, ylli kosovar është bërë mjaft i dashur në Juventus

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 11:43

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është bërë tejet i dashur për të gjithë në Juventus. 

Zhegrova u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Lille në ditën e fundit të merkatos së verës. 

Që atëherë, Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të përmendur në shtypin italian, por shpeshherë fotot e tij janë postuar edhe në faqen zyrtare të klubit juventin. 

Njëjtë ndodhi edhe sot, me Juventusin që publikoi disa foto të tij me Kenan Yildiz dhe Mattia Perin. 

“Krejt dashni për Edonin”, shkruan faqja e Juventusit. 

Deri më tani, Edoni ka tri paraqitje me Juventusin, por asnjëherë si startues.