Përzgjedhësi i Kombëtares U19 të Kosovës, Albert Bunjaku, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Evropian U19, i cili do të zhvillohet në Uells.
Dardanët U19 janë pjesë e Grupit 12, ku do të përballen me tri përfaqësuese të forta: Gjermaninë, Norvegjinë dhe Armeninë.
Ky do të jetë një test i rëndësishëm për gjeneratën e re të futbollistëve kosovarë, të cilët synojnë ta përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare.
Programi i ndeshjeve të Kosovës U19:
Norvegji U19 – Kosovë U19, 8 tetor, ora 15:00
Gjermani U19 – Kosovë U19, 11 tetor, ora 19:00
Kosovë U19 – Armeni U19, 14 tetor, ora 17:00
Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv në këtë raund për të mbajtur gjallë shpresat për një sukses historik në garat e UEFA-s për grupmoshat U19.