Inspektorati sërish në Theth, shemben 35 objekte të tjera pa leje - Gazeta Express
string(64) "inspektorati-serish-ne-theth-shemben-35-objekte-te-tjera-pa-leje"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 9:13

Inspektorati sërish në Theth, shemben 35 objekte të tjera pa leje

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 9:13

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje. 

Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.

Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje./Tch/