Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se sonte ka takuar banorët e Shalës.
Ai ka thënë se atij i është bërë pritje madhështore nga banorët atje, të cilët janë të palëkundur në qëllimin e tyre për të ecur përpara.
Postimi:
Shala heroike, ka vendosur të ec përpara
Sonte, pritje madhështore nga shaljanët të cilët janë të palëkundur në qëllimin tonë të përbashkët të ecim përpara.
Shala gjithmonë ka vlerësuar punën këtë e dëshmoi edhe sonte.
Rrugëtimi ynë i përbashkët për punë e përkushtim po merr forcë në çdo takim me ju.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!
Faleminderit Shala!✌🏼