“Krejt Peja e din kush je ti – Edhe ty të njohin”, vazhdon përplasja e ashpër mes Muhaxherit dhe Kelmendit - Gazeta Express
string(102) "krejt1-peja-e-din-kush-je-ti-edhe-ty-te-njohin-vazhdon-perplasja-e-ashper-mes-muhaxherit-dhe-kelmendit"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 21:08

“Krejt Peja e din kush je ti – Edhe ty të njohin”, vazhdon përplasja e ashpër mes Muhaxherit dhe Kelmendit

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 21:08

Sonte në Pressing në T7 është duke u zhvilluar debati mes kandidatëve për kryetar komune për qytetin e Pejës, ku të pranishëm janë edhe Gazmend Muhaxheri nga LDK, dhe, Taulant Kelmendi nga LVV.

Gjatë kësaj, të dy këta kanë vazhduar debatin e ashpër mes vete.

‘‘Ky ka qenë kryetar i imi, dhe më vijke keq kur shkojsha në qeveri, dhe kryetari im e krahason qeverinë e Albin Kurtit e krahason me qeverinë e Millosheviqit për ndërhyrjen në veri’’, ka thënë Kelmendi.

‘‘Ato janë parrolla tuajt Veç një send, krejt Peja e din kush je ti, kon e ki babë dhe me kon ke qeverisë’’, ka thënë Muhaxheri.

‘’Edhe ty të njohin, e përmend babën tem që kanë punu bashkë, baba yt ka punu kamarier në restorant në Beograd, çka me bë tash, të njohin edhe ty’’, i është kundërpërgjigjur Kelmendi. /GazetaExpress