“Peja që edukon, Peja e pastërtisë…”, Kandidatja e PDK Arta Nallbani tregon cilat janë pikat kryesore të programit të saj - Gazeta Express
string(116) "peja-qe-edukon-peja-e-pastertise-kandidatja-e-pdk-arta-nallbani-tregon-cilat-jane-pikat-kryesore-te-programit-te-saj"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 20:47

“Peja që edukon, Peja e pastërtisë…”, Kandidatja e PDK Arta Nallbani tregon cilat janë pikat kryesore të programit të saj

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 20:47

Sonte në Pressing në T7 është duke u zhvilluar debati mes kandidatëve për kryetar komune për qytetin e Pejës, ku e pranishme është edhe Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo e fundit ka treguar shtyllat kryesore të planprogramit të saj për këtë komunë, duke përmendur investime në arsim dhe ekonomi.

‘‘Jemi munduar me përplu një program sa me i drejtë, më i barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Shtyllat kryesore janë: Peja e gjallë, Peja në lëvizje, me infrastrukturë modernë, të qasshme dhe dinjitoze për të gjithë banorët. Shtylla e dytë është; Peja që edukon, me investime në arsimim, në çerdhe, për fëmijët për të rinjtë, për të moshuarit. Peja e shëndetit dhe pastërtisë. Peja e zhvilluar me një ekonomi të fortë lokale dhe me mirëqenie sociale. Peja dixhitale’’, ka thënë ajo mes tjerash. /GazetaExpress