Emri/ Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat - Gazeta Express
string(56) "emri-zgjedhjet-e-pjesshme-ps-konfirmon-kandidatin-ne-mat"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 20:25

Emri/ Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 20:25

Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa opozita nuk e ka zyrtarizuar ende.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, edhe pse PS arriti 60% të votave kundrejt 36% të PD-së, ekziston potencial për një rezultat më të thellë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe drejtuesi politik për Qarkun Dibër, Blendi Klosi, deklaroi se fushata për zgjedhjet lokale ka nisur realisht që me përfshirjen e Agron Malajt në listën e hapur të deputetëve të qarkut. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimësisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe angazhimin e plotë të partisë në këtë drejtim.

“Fushata ka nisur në strukturat tona. Do të punojmë me të njëjtin përkushtim, me qëllim që të thellojmë edhe më tej rezultatin e 11 majit. PS në Mat është një strukturë e fortë, me bashkëpunim të ngushtë mes deputetëve, kryetarit të bashkisë dhe partisë. Ne duam që në këto zgjedhje të arrijmë një rezultat edhe më të mirë se në vitin 2023,” u shpreh Klosi.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Klosi shpalli zyrtarisht kandidatin e PS për Bashkinë Mat: Altin Bojni, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak dhe drejtor i NJVKSH Mat. Bojni, i diplomuar në ekonomi, u prezantua si një figurë e re me vizion dhe lidhje të forta me Partinë Socialiste.