Uran Ismaili takohet me shoqatën e taksistëve: Një trafik i zhbllokuar për 18 muaj u shërben si qytetarëve ashtu edhe taksive - Gazeta Express
string(124) "uran-ismaili-takohet-me-shoqaten-e-taksisteve-nje-trafik-i-zhbllokuar-per-18-muaj-u-sherben-si-qytetareve-ashtu-edhe-taksive"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 19:47

Uran Ismaili takohet me shoqatën e taksistëve: Një trafik i zhbllokuar për 18 muaj u shërben si qytetarëve ashtu edhe taksive

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 19:47

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot është takuar me përfaqësues të shoqatës së taksistëve të kryeqytetit.

Ai është zotuar për rregullimin e vendparkimeve për taksi, ndalimin e taksive ilegale dhe atyre që operojnë nga qytete të tjera, si dhe për zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajsh përmes vendosjes së 60 semaforëve të rinj dhe krijimit të një qendre moderne për menaxhimin e trafikut.

Ismaili tha se taksistët janë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve, ndaj qeverisja e tij do të garantojë kushte më të rregulluara dhe funksionale për punën e tyre, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më i sigurt dhe më cilësor.