Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch.
Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.
Ministri Maqedonci shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së vendit.
Gjithashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe suksese Gjeneralit të Forcave Turke, Özkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur në krye të misionit të KFOR-it.