Real Madrid është lidhur fort me një transferim qendërmbrojtësi për verën e ardhshme, dhe pas rinovimit të William Saliba me Arsenal, fokusimi duket se është zhvendosur te Ibrahima Konaté.
Mbrojtësi i Liverpoolit i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe mund të transferohet falas që në janar.
Derimë tani, Konaté ka refuzuar disa oferta rinovimi nga Liverpooli dhe thuhet se është shumë i interesuar të bashkohet me Los Blancos.
Në Madrid është përhapur ideja se klubi është optimist për të ripërsëritur “trikun” që realizoi me Trent Alexander-Arnold.
Megjithatë, Liverpool ka marrë shpresa të reja për ta mbajtur Konatén.
Sipas L’Equipe, negociatat mes përfaqësuesve të tij dhe Liverpoolit janë ende në vazhdim, dhe klubi anglez është i bindur se mund të arrijë një marrëveshje, edhe pse disa elementë ende nuk janë përcaktuar.
Gazeta franceze gjithashtu raporton se Real Madrid ende nuk i ka bërë një ofertë Konatés, megjithëse mbajnë kontakte të rregullta me agjentët e tij.
Ky qëndrim ishte vënë re edhe nga mediat madrilene në shtator dhe duket se vazhdon të jetë i tillë.
Kjo duket se është pjesë e strategjisë së Real Madridit, që zakonisht vepron më vonë në procesin e negociatave.
Një rast i ngjashëm ishte ai i Alexander-Arnold, me të cilin u arrit marrëveshja vetëm pesë muaj para skadimit të kontratës, finalizuar në prill.
Me Konatén, duket se Los Blancos do të ndjekin një qasje të ngjashme. Në javët e fundit, emri i Dayot Upamecano gjithashtu është përmendur si alternativë./GazetaExpress/