Idrizi premton rritje të subvencioneve dhe përkrahje të vazhdueshme në bujqësi mandatin e ardhshëm - Gazeta Express
string(98) "idrizi-premton-rritje-te-subvencioneve-dhe-perkrahje-te-vazhdueshme-ne-bujqesi-mandatin-e-ardhshem"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 18:25

Idrizi premton rritje të subvencioneve dhe përkrahje të vazhdueshme në bujqësi mandatin e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 18:25

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me fermerët e komunës, ku ka theksuar se bujqësia mbetet një ndër prioritetet kryesore të tij edhe në mandatin e ardhshëm.

Idrizi u shpreh se fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë, të cilët me punën e tyre të palodhur ushqejnë familjet, gjenerojnë zhvillim dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.

Ai premtoi rritje të ndjeshme të subvencioneve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, konkretisht:

Nga 0.5 në 0.8 cent për litër qumështi

Nga 5 në 8 euro për koshere të bletëve

Nga 5 në 8 euro për kokë dele dhe dhi

Vazhdim i sistemit të ujitjes së tokave me 50% mbulim nga komuna

Subvencione për bimë aromatike, plehra dhe sera (0.5 dhe 1 ari)

Mbështetje për blerjen e makinerive bujqësore

Idrizi gjithashtu rikujtoi se gjatë mandatit aktual janë ndërmarrë hapa për hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, duke lehtësuar qasjen e fermerëve në tokat e tyre, dhe u zotua se këto projekte do të përfundojnë në mandatin e ardhshëm.