Tiranë/ Policia i gjeti 12 doza kokainë në makinë, arrestohet taksisti - Gazeta Express
string(68) "tirane-policia-i-gjeti-12-doza-kokaine-ne-makine-arrestohet-taksisti"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 18:14

Tiranë/ Policia i gjeti 12 doza kokainë në makinë, arrestohet taksisti

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 18:14

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës, bën me dije se gjatë kontrollit të taksisë së 43-vjeçarët në bulevardin “Zhan D’ark”, efektivët i kanë gjetur 12 doza me kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Xh., 43 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokaine.”, thuhet në njoftimin e policisë.