Kandidati për Asamble Komunale të Kuvendit të Prishtinës, Burhan Pajaziti, nga radhët e AAK-së ka treguar për problemet të cilat i kanë banorët e lagjes Velania, lagje në të cilën jeton edhe vetë ai.
Pajaziti i ka listuar problemet ku nga secila për to ai premton që do të jetë zë në Asamble deri kur të arrihet zgjidhja e tyre.
Fillimisht, premton qasje për banorët e Velanisë në çerdhe publike. Kërkesa tjetër është trafiku Urban.
“Lagjja mua më njeh, unë të vetmen çka mund t’i premtoj lagjes time janë premtime konkrete që të bëhem zëri i tyre për hallet e tyre dhe të mija të përbashkëta”, u shpreh Burhan Pajaziti.
Po ashtu, ai premtoi që do të jetë “zëri i tyre në Komunë, për ndërtimin e çerdheve, rregullimin e infrastrukturës, parqeve, sigurisë në shkolla e të tjera”.