‘Problemet’ Valverde – Real, tri klube nga Anglia i vihen pas mesfushorit - Gazeta Express
string(68) "problemet-valverde-real-tri-klube-nga-anglia-i-vihen-pas-mesfushorit"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 16:20

‘Problemet’ Valverde – Real, tri klube nga Anglia i vihen pas mesfushorit

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 16:20

Situata kontroverse që përfshiu Fede Valverden pas lënies në stol në ndeshjen e Ligws sw Kampionwve mes Real Madridit dhe Kairat Almatyt nuk ka kaluar pa u vënë re në botën e futbollit.

Prania e tij në bankinë ndezi menjëherë thashetheme për një përçarje me Xabi Alonson dhe për refuzimin e supozuar për të luajtur si mbrojtës i djathtë. Si klubi, ashtu edhe lojtari, u detyruan të mohojnë çdo konflikt.

Përzierja e thashethemeve dhe versioneve zyrtare filloi kur Real Madridi shkatërroi Almatyn me shifrat 5-0 pa i dhënë Valverdes asnjë minutë në fushë.

Mediat spekuluan se ai kishte refuzuar të ngrohej apo të luante si mbrojtës i djathtë, një pozicion i detyruar për shkak të mungesave të Carvajal dhe Alexander-Arnold.

Në deklaratën e tij, uruguaiani theksoi: “Asnjëherë nuk kam refuzuar të luaj”, duke shtuar se gjithmonë është gati të marrë çdo rol që kërkon ekipi.

Alonso, nga ana tjetër, mohoi që vendimi për ta lënë jashtë ishte surprizë, duke sqaruar se ishte planifikuar dhe lojtari i dinte arsyet paraprakisht.

Analistët bien dakord se çështja e vërtetë shkon përtej pozicionit: Valverde ka humbur peshë në sistemin e ri të Xabi Alonsos, dhe afërsia e tij me rolin e brendshëm ka qenë sfiduese. Madje disa e përshkruajnë gjendjen e tij me një “ajër depresiv” në paraqitjet e fundit.

Premierliga po e ndjek nga afër këtë tension. Shtypi britanik përmend Chelsean, Tottenhamin dhe Manchester Unitedin si kandidatë potencialë për të nënshkruar me mesfushorin në janar.

Sipas raportimeve, këto tre klube janë gati të “luftojnë” për të, nëse Reali vendos ta shesë.

Manchester Unitedi, në veçanti, mbetet i interesuar seriozisht për uruguaianin.

Sipas “TeamTalk”, Real Madridi nuk do të shqyrtonte një shitje për më pak se 80 milionë euro, ndërkohë që për momentin vetë lojtari nuk duket i prirur të largohet nga “shtëpia e bardhë”.

Tottenhami, nga ana tjetër, e sheh Valverden si mesfushorin që mund të transformojë repartin e tyre dhe të shtojë konkurrencën në Premierligw.

Megjithatë, qëndrimi i Realit është i qartë: nuk ka ndërmend ta shesë.

Kjo krizë e rolit mund të shënojë një pikë kthese në karrierën e uruguaianit. Nëse Valverde arrin të përshtatet me rolin e ri, ai mund të rikthejë shkëlqimin.

Në të kundërt, një kalim te Tottenhami apo Manchester Unitedi mund të bëhet realitet më shpejt se sa pritej. Sezoni është ende i gjatë, por shenjat e para të krisjes në marrëdhënie tashmë janë shfaqur./GazetaExpress/