Kandidati i LDK-së, Ilir Ferati, në Forumin e Gruas, në një tubim në Istog që u mbajt në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, tha se gratë në këtë komunë janë të bashkuara në mbështetjen e njëra-tjetrës.
“Gratë nga Istogu të bashkuara dhe plot vullnet për mbështetjen e njëra tjetrës e për mbështetjen e madhe ndaj LDK-së. Meritë, faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”.