Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit për gjykim të shkurtuar.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 20 tetor, kur edhe pritet që të lexohet nga SPAK pretenca.
Prokuroria e Posaçme akuzon Çyrben dhe të hetuarit e tjerë për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregim të sekretit shtetëror.