Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar të dhënat e Bankës Botërore ku tregohet se Kosova është prej vendeve që ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë.
Bajrami ka thënë se nga Kosova ikin më shumë njerëzit sesa nga vendet që janë vatra të luftës, raporton Express. Bajrami thotë se këto të dhëna demantojnë propagandën e Qeverisë Kurti.
“Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.”
A po e kuptoni?Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës.Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”, ka shkruar Bajrami.