Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit - Gazeta Express
string(65) "rrembimi-dhe-vrasja-e-renis-dobres-gjkko-le-ne-burg-dy-vellezerit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 15:00

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 15:00

Gjykata  e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj.

Të dy akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra në Burrel.

Dy personat e tjerë të akuzuar për këtë ngjarje, Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës.

Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut të këtij viti.

Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe  shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23 vjeçarin Renis Dobra mbrëmjen e 8 Korrikut, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.