Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit - Gazeta Express
string(92) "rubin-gjyqtaret-e-speciales-ishin-te-anshem-dukej-sikur-tashme-kishin-vendosur-kunder-thacit"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 15:16

Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 15:16

James Rubin në një intervistë me gazetaren Christine Amanpour ka folur për procesin e gjykimit në Hagë kundër krerëve të UÇK-së dhe për përshtypjet e tij për trupin gjykues.

Rubin ka thënë se gjyqtarët dukeshin të anshëm në pyetjet e tyre që bënin dhe se dukej sikur ata tashmë e kishin marrë vendimin që UÇK kishte strukturë të organizuar që e drejtonte Thaçi.

Megjithatë, Rubin thotë se një gjë e tillë s’është aspak e vërtetë.

“Gjyqtarët, për befasinë time, më bënin pyetje që më dukën tepër të anshme. Nuk tingëllonin si pyetje që kërkonin të gjenin fakte. Prokuroria duhet ta shtrojë akuzën e saj. Mbrojtja ta shtrojë mbrojtjen e saj. Gjyqtarët supozohet që thjesht duhet të mbledhin evidencë në mënyrë që të bëjnë gjykimin më pas. Dhe prej pyetjeve që mu bënë nga disa prej gjyqtarëve, mu duk se tashmë kishin marrë vendim se UÇK-ja ishte tamam organizatë që funksiononte si duhet me Hashim Thaçin në krye. Gjë që s’është e vërtetë”, u shpreh ish-diplomati.