Poezia e javës/ Su Tung P’o: Vjeshtë - Gazeta Express
string(33) "poezia-e-javes-su-tung-po-vjeshte"

Arte

Gazeta Express

03/10/2025 15:07

Poezia e javës/ Su Tung P’o: Vjeshtë

Arte

Gazeta Express

03/10/2025 15:07

Su Tung-Po (1036–1101), poet, piktor dhe burrështetas kinez gjatë periudhës Sung.

VJESHTË

Zambakët e ujit e verës janë vyshkur. S’ka më. 

Nuk ka mbetur asgjë veç gjetheve të tyre si çadër.

Krizantemat e vjeshtës po thahen. 

Gjethet e tyre janë të bardha nga ngrica.

E bukura e vitit është vetëm një kujtesë solemne.

Së shpejti do të jetë dimër dhe 

Portokajt do të marrin ngjyrë ari, qitrot të hirtë. 

Shënim nga Kenneth Rexroth

Su Tung P’o (1036-1101)i përkiste një familjeje të fuqishme oficerësh dhe studiuesish. Nën kujdesin e padronit të të atit, Ou Yang Hsiu, ai u shqua që i ri. Fillimisht pati poste të ndryshme provinciale. Pak pasi që ishte thirrur në detyrë, ishte futur në konflikt me reformuesin me nam, Wang An Shih. Duhet të them se në vitet e para të Sungut pati një rritje të madhe të tregtisë dhe standardit të përgjithshëm të të jetuarit. Wang kishte propozuar të ndalonte këtë rrymë të rritjes se komercializmit me një seri masash ekonomike që kishin kthyer tërë pushtetin tek autoriteti qendror dhe kishte frenuar, në të vërtetë ishte përpjekur të shfuqizonte, klasat tregtare dhe të reformonte sistemin agrikulturor. Ishte quajtur, me pak dredhi, një program i socializmit shtetëror dhe autokracisë. Në të vërtetë kishte qenë “Neo-konfuçianizmi” më i pastër i një lloji më të ndryshëm nga ai qç, si filozofi, kishte marrë emrin më vonë. Por shtresa e studiuesve – konfuçianistët – e kishin kundërshtuar dhunshëm. Wang An Shih ishte thjesht jokonvencional për ta. Sidoqoftë, për një kohë, nën një perandor të ri, refomat e tij ishin vënë në zbatim, me rezultate të dyshimta. Si njëri prej kundërshtarëve të Wangut, Su Tung P’o atëherë hasi në një seri ndeshtrashash. Së pari e kishin lkarguar nga oborri për në guvernën e Hangchowt, pastaj ishte mërguar, sa më larg Hainanit. Jeta e tij ishte një seri ngritjesh e uljesh – i dëbuar, prapë në oborr, pastaj prapë i dëbuar. Madje i kishte kaluar edhe tre muaj në burg. Duket të ketë qenë nj guvernator i mirë konvencional, i dashur nga njerëzit nën urdhrat e tij, por arrogant dhe i vrazhd me të barabartët dhe eprorët. Ishte po ashtu edhe piktor i shquar; pikturat e tij me ngjyra bambuje janë superlative dhe imitohen edhe sot e kësaj dite. Si piktor dhe në njëfarë mënyre si estet, ai është njëri prej themeluesve të stilit të Sungut Jugor, njërës prej lavdive të kulturës së Lindjes së Largët. Ai është pa mëdyshje njëri prej dhjetë poetëve më të mëdhen kinezë. Vepra e tij mund të jetë plot me citate dhe aluzione në poezinë T’ang, T’ao Ch’ienin dhe klasikët, po prapëseprapë është fort personale dhe është klimaksi i subjektivitetit të hershëm të Sungut. Bota e tij nuk është ajo e poetit Tu Fu. Aty ku ky i fundit sheh hollësi definitive, çështje të pastra morale, imazhe formash të ndritshme, vizioni i Su Tung P’o është i mbuluar nga dyshimet sistematike gjithçka-zgjidhëse të budizmit dhe nihilzmin e taoizmit të ringjallur filozofik. Është një botë më pak e saktë, por më e gjerë, dhe më e ngjashme me këtë tonën. 

/Marrë nga ‘One Hundred Poems From the Chinese’, New Directions, 1971

/Përkthimi Gazeta Express