Një person raportohet të ketë mbetur i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në njërën nga bjeshkët e Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet janë angazhuar për trajtimin e rastit.
“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.
Ngjarja vjen në kohën kur Kosova është përfshirë nga reshje të dendura bore që filluan dje, duke mbuluar jo vetëm zonat e thella malore dhe fshatrat, por edhe qytetet.