Bugaqku: Duhet pritur arsyetimin e Kushtetueses nëse Emilia Rexhepi është nënkryetare legjitime e Kuvendit - Gazeta Express
string(105) "bugaqku-duhet-pritur-arsyetimin-e-kushtetueses-nese-emilia-rexhepi-eshte-nenkryetare-legjitime-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:55

Bugaqku: Duhet pritur arsyetimin e Kushtetueses nëse Emilia Rexhepi është nënkryetare legjitime e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:55

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se zgjedhja e Emilia Rexhepit si nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti boshnjak nuk mund të konsiderohet legjitime derisa Gjykata Kushtetuese e ka ndërlidhur që Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

Sipas tij, duhet pritur derisa Gjykata ta publikojë vendimin e plotë me arsyetim. Bugaqku tha po ashtu se Kushtetuesja duhet të mbështetet jo vetëm në Kushtetutë dhe rregulloren e punës së Kuvendit, por edhe në praktikat e deritanishme parlamentare, ”ku nënkryetarët zakonisht janë zgjedhur në pako’’, shpreh Bugaqku për RTV21.

“Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit, Gjykata e ka ndërlidhur që Kuvendit konsiderohet i konstituuar kur të zgjidhet në tërësi nënkryetarët. Për mendimin tim duhet pritur sqarimin në arsyetim të Gjykatës Kushtetuese për ta kuptuar nëse konsiderohet apo jo si nënkryetare legjitime e Kuvendit. Në vlerësimin tim personal, konsideroj se Gjykata Kushtetuese është mirë që në arsyetim të sqaroj faktin që procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve duhet të mbështeten përpos në rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë gjithashtu edhe në praktikat e deritanishme parlamentare e cila praktikë nga tri vendimet e saj e ka normuar faktin se kjo praktikë parlamentare qëndron dhe merret për bazë në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese të konstituimit të Kuvendit. Nuk ka asnjë logjikë se nëse praktika parlamentare vlen zgjedhjen e kryetarit në procedurën e votimit për zgjedhjen e kryetarit, gjithashtu e njëjta duhet të vlejë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe procesin dhe procedurën e votimit edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve, sepse atëherë i bie se Gjykata do të bie në kundërthënien e saj sepse, hiç më larg se para disa muajve na sqaroj faktin se procesi i votimit për kryetar është i hapur dhe duhet të bëhet sipas praktikave të deritanishme parlamentare, dhe nëse në pako ne deri tani i zgjedhur nënkryetarët shqiptar, domosdo duhet të sqarohet që edhe në  pako duhet të zgjedhën edhe vazhdohet procesi i konstituimit  edhe për nënkryetarët që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, tha Bugaqku.