Fehmi Kupina: Me Lirije Gashin për përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin Komunal të Prishtinës - Gazeta Express
string(94) "fehmi-kupina-me-lirije-gashin-per-perfaqesim-te-dinjitetshem-ne-kuvendin-komunal-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:39

Fehmi Kupina: Me Lirije Gashin për përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:39

Udhëheqësi i listës Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka zhvilluar një takim me miq e bashkëpunëtorë të kandidates për Kuvendin Komunal, Lirije Gashi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Gjatë takimit, u diskutua për sfidat dhe prioritetet e qytetit, ndërsa theksi u vu në rëndësinë e përfaqësimit të dinjitetshëm të qytetarëve të Prishtinës në Kuvendin Komunal.

Kupina theksoi se Lidhja për Prishtinën do të ketë dyert e hapura për çdo qytetar, duke u zotuar për angazhim të sinqertë dhe transparent në shërbim të interesit publik.

“Me Lirijen u zotuam për punë dhe përfaqësim të dinjitetshëm të qytetarëve tanë. Prishtina meriton përfaqësues që i dëgjojnë dhe u përgjigjen qytetarëve”, deklaroi Kupina.