Çmontohet rrjeti që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, në Shqipëri - Gazeta Express
string(99) "cmontohet-rrjeti-qe-trafikonte-femra-nga-vendet-e-amerikes-latine-dhe-te-azise-qendrore-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 12:26

Çmontohet rrjeti që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 12:26

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka finalizuar pas 8 muajsh hetime operacionin policor “Rrjeti” dhe ka çmontuar një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri.

Në Shqipëri janë ekzekutuar 7 masa sigurie “Arrest në burg” dhe 2 “Detyrim paraqitje”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit, ndërsa janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Policia gjtë operacionit ka zbuluar një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç.

Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion.

Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit.

Shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel.

Shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion.

Shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.

Policia ka sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.