Dama Sarah Mullally është emëruar Kryepeshkopja e re e Canterbury-t, duke u bërë gruaja e parë që mban postin më të lartë në Kishën e Anglisë, në historinë gati 500-vjeçare të saj.
Mullally, 63 vjeçe, ka shërbyer si Peshkope e Londrës për shtatë vite me radhë. Përpara rrugëtimit të saj kishtar, ajo ka qenë infermiere dhe më pas është përfshirë në shërbesën kishtare, duke u ngjitur gradualisht në hierarkinë e Kishës.
Ky emërim shënon një kthesë të madhe historike, pasi gratë janë bërë të pranueshme si peshkopë vetëm që nga viti 2014, rreth 20 vite pasi iu lejua për herë të parë të shuguroheshin si priftëresha.
Posti i Kryepeshkopit të Canterbury-t kishte mbetur bosh për gati një vit, pas dorëheqjes së Justin Welby-t, i cili u largua mes kritikave për mosraportimin e një abuzuesi të fëmijëve brenda Kishës.