“Termokos” paralajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje nëse vazhdon i ftohti - Gazeta Express
string(95) "termokos-paralajmeron-fillimin-e-furnizimit-te-jashtezakonshem-me-ngrohje-nese-vazhdon-i-ftohti"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:06

“Termokos” paralajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje nëse vazhdon i ftohti

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:06

“Termokos” ka paralajmëruar se në rast se vazhdon i ftohti, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Në njoftim thuhet se aktualisht janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Për shkak të përkeqësimit të motit, tashmë janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

“NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në kordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë”, thuhet në njoftim.