Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur në takim në Organizatën e Veteranëve të Luftës. Prishtina, është i vetmi qytet me sektor për mbrojtjen e kategorive të luftës.
‘”Kryeqyteti është i vetmi qytet në Kosovë dhe rajon që ka themeluar sektorin për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kabinetit të Kryetarit.”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se do ta vazhdojë mbështetjen.
“Kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim lavdinë tonë kombëtare. Sot, organizatat e veteranëve të luftës na pritën në vizitë dhe bashkë biseduam për vazhdimësinë e punës dhe bashkëpunimit tonë. Të bashkuar gjithmonë për të mirën e vendit!”, ka shkruar Rama.