Uran Ismaili në Arbëri: Problemet e Prishtinës janë thelluar, më 12 tetor ia kthejmë investimet qytetit tonë! - Gazeta Express
string(106) "uran-ismaili-ne-arberi-problemet-e-prishtines-jane-thelluar-me-12-tetor-ia-kthejme-investimet-qytetit-tone"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 10:57

Uran Ismaili në Arbëri: Problemet e Prishtinës janë thelluar, më 12 tetor ia kthejmë investimet qytetit tonë!

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 10:57

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur dje tubimin e radhës në lagjen Arbëria, ku para një numri të madh qytetarësh prezantoi planin e tij për Prishtinën dhe projektet konkrete për këtë lagje.

Ai tha se gjendja në kryeqytet, nga viti 2021 e deri sot, është përkeqësuar në vend se të përmirësohet. Sipas tij, qytetarët janë më të zhgënjyer dhe më të dëshpëruar se kurrë, pasi vota e tyre nuk është kthyer në investime apo përmirësim real të jetës së përditshme. “Ama duhet me ju kallëzu që nuk e kanë më fuqinë mbi neve. Kanë mujtë mos me na i sjellë investimet; veç kësaj here, me 12 tetor, do i marrim investimet vetë ne. Me 12 tetor po angazhohemi edhe zhvillimin po e kthejmë në Prishtinë” tha Ismaili.

Duke e cilësuar Prishtinën si qytetin që i ka dhënë shumë secilit prej qytetarëve, ai shtoi se ka ardhur koha që edhe qyteti të marrë zhvillimin që meriton. “Një Prishtinë e kemi, për këtë Prishtinë jemi duke garu. Ky qytet na ka dhënë shumë, këtij qyteti duhet me i dhënë zhvillim,” theksoi kandidati për kryetar.

Plani i Ismailit për Arbërinë përfshin:

  • Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;
  • Ndërtimin e një shkolle të re;
  • Lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë me parkun;
  • Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;
  • Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;
  • Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;
  • Park të ri për lagjen, me kënde lojërash për fëmijë.
  • Rregullimi i varrezave të qytetit