FIFA zbulon topin që do të përdoret në Kupën e Botës, quhet Trionda - Gazeta Express
string(66) "fifa-zbulon-topin-qe-do-te-perdoret-ne-kupen-e-botes-quhet-trionda"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 9:56

FIFA zbulon topin që do të përdoret në Kupën e Botës, quhet Trionda

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 9:56

FIFA zyrtarisht ka zbuluar topin që do të përdoret në Kampionatin Botëror të Futbollit 2026, të organizuar së bashku nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Ai quhet Trionda dhe është krijuar nga Adidas, që prej vitit 1970 furnizon topat zyrtarë për Botërorët, transmeton Gazeta Express.

Emri “Trionda” është kombinim i dy fjalëve: “Tri” që nënkupton tre (të tre vendet nikoqire) dhe “Onda” që në spanjisht dhe portugalisht do të thotë “valë”. Pra “tre vala” – simbolika e bashkëpunimit dhe energjisë që vjen nga tre vendet nikoqire.

Trionda do të ketë një chip sensorik që dërgon informacion për lëvizjet e topit tek sistemi i VAR për vendime më të sakta dhe të shpejta, sidomos për offside ose situata të tjera që varen nga lëvizja e topit.