Kosova zgjohet me borë, meteorologu Aliu tregon se kur ndodh zakonisht ky fenomen - Gazeta Express
string(80) "kosova-zgjohet-me-bore-meteorologu-aliu-tregon-se-kur-ndodh-zakonisht-ky-fenomen"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:50

Kosova zgjohet me borë, meteorologu Aliu tregon se kur ndodh zakonisht ky fenomen

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:50

Të enjten Kosova u zbardh nga reshjet e para të borës.

Meteorologu Besim Aliu, tha për emisionin “Ora Shtatë” se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore, megjithëse sipas tij, këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.

“Duke shikuar statistikat e Institutit Hidrometeorologjik, rreth reshjeve të borës këtë fillim tetori instituti nuk ka pasur shënime, pra nuk i kemi pasur të regjistruara. Por këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë”, tha Aliu.

“Mbrëmë, temperatura më e ulët është cilësuar 0 gradë Celsius, dhe këto kanë krijuar të kemi reshje bore në viset e ulëta në shumë vende të Kosovës, për shkak se bora kërkon vetëm të ketë kushte”, u shpreh ai.