Abazi: Vendi ndodhet në një status quo të rrezikshme, shkak vendimet e Kurtit - Gazeta Express
string(75) "abazi-vendi-ndodhet-ne-nje-status-quo-te-rrezikshme-shkak-vendimet-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:28

Abazi: Vendi ndodhet në një status quo të rrezikshme, shkak vendimet e Kurtit

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:28

Ish zëvendës kryeministri i Kosovës Haki Abazi, i ftuar në ‘Ballkan Update’ komentoi krizën politike në Kosovë prej muajit shkurt. Abazi tha se shteti është në një status quo të rrezikshme si pasojë e vendimeve të gabuara dhe se politika e jashtme ka shënuar nivelet më të ulëta.

Më tej, Abazi analizoi se SHBA dënoi Kosovën duke pezulluar partneritetin strategjik, por ndërkohë kjo i shërben Serbisë të progresojë në këtë bashkëpunim.

“Kosova është në një status quo të rrezikshme si pasojë e vendimeve të gabuara. Kjo ndarje manifestohet me mosthirrjen e Kurtit në këto vendime të rëndësishme. Është kryeministri që do të duhet të ishte pjesë e diskutimeve të rëndësishem. Duke qenë se Kurti është parë si një partner që nuk mund të presësh t’i qëndoj fjalëve dhe me vendime konkrete do të përmbush, tani është i shkëputur dhe i lënë jashtë tavolinës.

Politika e jashtem ka shënuar gradacionin më të ulët të mundshëm. Pas mosbindjes së kryeministrit ndaj Gjykatës, akuzave ndaj saj dhe mungesës së bashkëpunimit, SHBA si dënim pezulloi partneritetin strategjik me Kosovën dhe hap mundësinë që Serbia të progresojë në këtë bashkëpunim. “