Vetura bie në det, katër të vdekur në Kroaci - Gazeta Express
string(43) "vetura-bie-ne-det-kater-te-vdekur-ne-kroaci"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 7:44

Vetura bie në det, katër të vdekur në Kroaci

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 7:44

Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot pranë Senjit, kur një veturë ra në det, njoftoi Departamenti i Policisë Lika-Senj.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe zhytësit e HGSS u përfshinë gjithashtu në kërkim.

Policia njoftoi se trupat e dy grave dhe dy burrave u nxorën nga automjeti.

Do të kryhet një hetim në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, ndërsa trupat u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rijekë.

Për shkak të erës së fortë, gjatë ditës së sotme u vendos ndalim trafiku për automjetet e kategorisë I dhe II në rrugën shtetërore DC8 Senj-Karlobag. /Kosovapress