Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën ‘vjedhje’.
Me autorizim të prokurorisë kompetente Policia e Kosovës ka shpërndarë fotografinë e të dyshuarit duke kërkuar informacione nga qytetarët për identifikimin e personit të dyshuar.
“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”, thuhet në njoftim.