Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ - Gazeta Express
string(125) "zgjedhjet-ne-tirane-debat-ps-pd-opozita-akuzon-presidentin-begaj-per-shkelje-dhe-perplasen-me-socialistet-per-vakancat-ne-kqz"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 21:32

Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 21:32

Dita e duelit për Tiranën u shpall nga kreu i shtetit, por dekreti presidencial për garën e kryeqytetit për demokratët është arsye që Bajram Begaj të mos jetë më në zyrën e Presidentit.

“Shkelja është brutale, Presidentin e Republikës nuk e lënë më të ushtrojë detyrën dhe kjo është një nder arsyet pse Bajram Begaj nuk mund te vijojë me atë detyre. Ne sot kemi një kryeministër qe ka përzgjedhur ai datën, ligji nuk e lejon ketë“-u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i komisionit të ligjeve.Zgjedhjet e parakohshme në 6 Bashki përfshirë Tiranën  duket se hasën pengesën e para proceduriale. Komisionit Rregullator, një prej tre organeve  te KQZ, i cili miraton një sërë aktesh për zgjedhjet e pjesshme,  i përfundon mandati me 5 tetor.Një ditë pas dekretit presidencial Kuvendi shpalli vakancën dhe socialistët kërkuan zëvendësimin e shpejte të trupës së anëtarëve, por  demokratët  nuk e kane  me nxitim,  te paktën  kur vjen fjala tek përgatitja e  garës se Tiranës.“Data e dekretuar është nul sa kohë ka një çështje në gjykatë Kushtetuese për t’u shqyrtuar dhe deri sa të shprehet gjykata ai dekret është i paqenë. Pa u shprehur gjykata nuk mund të ketë proces kushtetues për zgjedhje te pjesshme ne ato Bashki”-tha Bylykbashi.“Se ne e miksojmë bisedën mbase me qellim këtu, ka dale dekret për gjashte bashki nëse ka dyshim për një bashki kjo është çështje tjetër nuk ka lidhje se janë dhe pesë bashki të tjera dhe s’kanë lidhje me ligjshmërinë apo jo të dekretit të presidentit“-tha Gjiknuri.Parelisht me vakancën e Komisionin Rregullator  u hap dhe ajo për Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i cili do të zëvendësohet për shkak të mbarimit të mandatit.Por, kush do të caktojë rregullat për zgjedhjet e pjesshme? Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve ranë dakord që trupa aktuale të  vijojë punën përtej mandatit  deri në miratimi e trupës së re.“Ti çojmë drejtorisë juridike një interpretim të ligjit i cili shihet pozitivisht”-u shpreh Ulsi Manja.