Ndërsa Erion Veliaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.
Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 16:30 në Hotel Tirana strukturat politike të Tiranës, në një takim ku pritet të marrin pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetët e kryeqytetit që kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme.
Takimi synon koordinimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 9 nëntorit.