“Këmbimi”/ Shantazh për 5.000 € dhe rrëmbim i një të mituri. Arrestohen 3 të rinj në Tiranë - Gazeta Express
string(87) "kembimi-shantazh-per-5-000-e-dhe-rrembim-i-nje-te-mituri-arrestohen-3-te-rinj-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 21:15

“Këmbimi”/ Shantazh për 5.000 € dhe rrëmbim i një të mituri. Arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 21:15

Policia e kryeqytetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Këmbimi” sot më 2 tetor, duke identifikuar dhe ndaluar 4 autorë të dyshuar të përfshirë në raste të rënda kanosjeje dhe heqjeje të paligjshme të lirisë, me qëllim përfitimin e pasurisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, rasti i parë ka të bëjë me shantazh ndaj një 21-vjeçari, i cili është kërcënuar për publikimin e një videoje komprometuese në rrjete sociale.

Autori, një 18-vjeçar me inicialet J. B., u kap në flagrancë teksa i merrte viktimës shumën prej 5000 euro, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Gj., 20 vjeç, është shpallur në kërkim.

“Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma e eurove dhe 3 celularë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, në rastin e dytë, dy persona – shtetasit S. H., 30 vjeç dhe L. H., 21 vjeç – janë arrestuar pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri.

Të dyshuarit e kanë mbajtur të miturin në automjetin e tyre, duke e akuzuar për një vjedhje të ndodhur në biznesin e tyre.

“Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti i përdorur nga të arrestuarit për kryerjen e veprës penale”, njofton Policia e Tiranës.