Berisha i shprehur mirënjohje Presidentit Roussopoulos dhe Asamblesë së PACE për mbështetjen e palëkundur ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike.Sipas tij, zhvlerësimi i madh i euros ka shkaktuar rënien e madhe të eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujqësor dhe turizmit në Shqipëri.Berisha shprehu shqetësim për “farsën zgjedhore parlamentare të vitit 2025, ku kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të padiskutueshme me krimin rezultuan më të votuarit, mes provave serioze për blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Ndërkohë, tashmë janë të njohura dhe publike faktet që Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri”.Kreu i PD-së bëri thirrje për një vëmendje më të shtuar nga PACE dhe të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare ndaj narkoregjimit autokratik në Shqipëri, si dhe për mbështetje në rikthimin e rendit demokratik, pavarësisë së drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.