Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Pas takimit, Krasniqi tha se PDK është e interesuar që vendi të ketë sa më shpejt institucione të reja.
“Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Diskutuam për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to. PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale. Ambasadorin Antonini e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë”, tha Krasniqi.