VIDEO/ Rama batuta me Macron për lapsusin e Trumpit: Pse nuk na urove për paqen Shqipëri-Azerbajxhan - Gazeta Express
string(98) "video-rama-batuta-me-macron-per-lapsusin-e-trumpit-pse-nuk-na-urove-per-paqen-shqiperi-azerbajxhan"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 17:36

VIDEO/ Rama batuta me Macron për lapsusin e Trumpit: Pse nuk na urove për paqen Shqipëri-Azerbajxhan

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 17:36

Në samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama ka përdorur humorin për të komentuar gafën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ngatërroi Shqipërinë me Armeninë në deklaratat për paqen me Azerbajxhanin.

“Azerbajxahni dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqe se ishim në luftë tashmë.

Mendoj që është diçka fantastike sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme, ndodhi dhe nën drejtimin e SHBA-ve, dhe nxitjes së fundit të presidentit sepse duhet t’ia japim meritën për këtë”, tha Edi Rama.

Ndërkohë një tjetër video virale, Rama në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i thotë këtij të fundit të kërkojë falje, pasi nuk i ka uruar (Ramën dhe Aliyev) për arritjen e paqes.

Rama drejtuar Macron: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Përse?

Rama: Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!