Shaqir Totaj: Për shkak të kontratës kolektive Prizrenit i janë marrë rreth 22 milionë euro, është e padrejtë   - Gazeta Express
string(107) "shaqir-totaj-per-shkak-te-kontrates-kolektive-prizrenit-i-jane-marre-rreth-22-milione-euro-eshte-e-padrejte"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 17:40

Shaqir Totaj: Për shkak të kontratës kolektive Prizrenit i janë marrë rreth 22 milionë euro, është e padrejtë  

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 17:40

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në FRONTAL në T7, i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryetar të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka shtruar pyetjen se ku kanë mbetur rreth 100 milionë euro.

Totaj ka thënë se ato janë mjete të buxhetit të Kosovës që janë investuar në projekte konkrete.

Kryetar i Prizrenit ka thënë edhe se për shkak të kontratës kolektive, kësaj komune i janë marrë rreth 22 milionë euro.

‘‘Atij s’ka nevojë me i kallzu as prokurorisë s’ka nevojë me i kallzu se ato janë mjete të buxhetit të Kosovës që janë investu në projekte. Dhe të gjitha ato projekte që janë realizuar kanë kosto dhe obligime financiare që duhet me i kry. Një pjesë e atyre mjeteve kanë shku të qeveria qendrore për shkak të kontratës kolektive. Unë e konsideroj të padrejtë. Sepse kontrata është nënshkruar nga Ministria dhe sindikata e arsimit dhe jo nga komuna. Neve na’u kanë marr 22 milionë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress