Berisha takon Presidentin e PACE: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë - Gazeta Express
string(112) "berisha-takon-presidentin-e-pace-shqetesime-te-thella-per-gjendjen-ne-narkoshtetin-e-pare-dhe-te-vetem-ne-europe"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 16:53

Berisha takon Presidentin e PACE: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 16:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi këtë të enjte, 2 tetor, një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos.

Sipas një njoftimi për shtyp nga selia blu, në takim u diskutua në lidhje me pasojat dramatike, sipas kreut të PD, të narkodiktaturës në rrënimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomisë në Shqipëri.

Berisha e nisi takimin duke i shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë Presidentit Roussopoulos dhe Asamblesë së PACE për mbështetjen e palëkundur ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike.

Ai theksoi rolin thelbësor që luan Asambleja në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në të gjithë kontinentin, përfshirë Shqipërinë, ku tha se është vendosur diktatura autoritare e Edi Ramës, e bazuar në drogën dhe kartelet e saj.

Gjatë takimit, Berisha ngriti disa çështje urgjente dhe evidentoi abuzimin sistematik me pushtetin, sipas tij, nga ana e Edi Ramës, persekutimin e opozitës, kapjen e çdo institucioni.