Osmani takohet me kryeministrin e Holandës, i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(104) "osmani-takohet-me-kryeministrin-e-holandes-i-kerkon-mbeshtetje-per-heqjen-e-masave-te-be-se-ndaj-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 16:47

Osmani takohet me kryeministrin e Holandës, i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 16:47

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Holandës Dick Schoof në Kopenhagë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ajo tha se me të ka diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik.

Osmani tha se kryeministrit holandez i ka kërkuar mbështetje për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”.