Deputeti i LDK-së, Krenar Xahferi, ka kërkuar nga të gjitha subjektet politik parlamentare që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Por, sipas tij ka sinjale se LVV-ja nuk do ta zbatoj atë. Në një përgjigje për rtv21 deputeti Xhaferi vlerëson se LVV-ja duhet të ndryshoj mendësi për formimin e institucioneve.
‘’Secila parti në Kosovë do të duhej ta respektonte vendimin e Gjykatës sepse vendimet e Gjykatës vë në lëzivje edhe akterë të tjerë për themelimin e institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë. Po shihet mos vullnet i LVV-së për respektim të institucioneve sepse ne e dim edhe tek kryetari i Kuvendit se sa muaj është dashur që Gjykata Kushtetuese të tregoj një realitet ndryshe prej mendësisë që kishte LVV-ja, po të nëjtën kohë e kemi edhe për nënkryetarët. Çdo vendim që vjen nga Gjykata Kushtetuese ne jemi të parët të cilët e pranojmë dhe nuk e gjykojmë si të tillë’’, tha Xhaferi.
Deputeti Xhaferi, po ashtu tha se LVV-ja qëllimish po e zvarrit konstituimin e Kuvendit për shkak të mos gatishmërisë për formimin e Qeverisë së re.
‘’Pikërisht formimi i Qeverisë e ka krijuar edhe këtë pikën e mos konstituimit të Kuvendit. Në këtë kostekst po them që LVV-ja kur me 48 deputetë, pastaj edhe me koalicionin që ka që është dikund 57 deputetë, pastaj ka pasur negociata edhe me Nismën që ende nuk i finalizoj si të tilla, unë kujtoj që në numra nuk ka problem të krijimit, por ka problem të mendësia politike që ka LVV-ja dhe pikërisht ky është problemi politik që kemi. Po të kishte LDK-ja numra të tillë si LVV-ja ne pa asnjë dyshim që do ta kishim edhe kryeministrin edhe do ta zgjidhnim edhe problemin e presidentin”, tha Xhaferi. /RTV21