Një përmbytje e madhe ka ndodhur në Ibiza, ishulli më i vizituar i Spanjës. Agjencia meteorologjike e Spanjës ka lëshuar alarm për rrebeshe të mëdha në ishujt turistikë të Ibizës dhe Formenterës, ku dentësia e tyre i kalon 180 mm. Kjo përmytje ka bërë që shumë automjete të mbeten nën ujë dhe qindra persona të mbyllen në banesa.
BBC raportoi se janë dërguar zjarrfikës në Ibiza, për të shpëtuar njerëzit dhe turistët të cilët kanë mbetur të bllokuar. Ata i kanë paralajmëruar, gjithashtu të largohen nëse uji hyn në shtëpitë e tyre. Shërbimet e emergjencës njoftuan për rrezikun të madh ndaj përmbytjeve masive dhe u kanë kërkuar njerëzve të shmangin udhëtimet dhe aktivitetet në natyrë.
Mediat spanjolle thanë se shërbimet e emergjencës kanë lëshuar një alarm telefonik për ata që janë në zona të vështira, dhe u kanë kërkuar banorëve të shmangin zonat e prirura ndaj përmbytjeve, duke përfshirë tokat e ulëta dhe bodrumet.