Një tabelë “E dua K. Mitrovica” që ishte e vendosur në qytetin e Mitrovicës së Veriut me shkronja në alfabetin cirilik është hequr këtë mëngjes dhe tashmë janë vendosur shkronja të reja të alfabetit latin, si dhe një zemër e gjelbër në vend të asaj të kuqe që ishte më parë. Po ashtu, shenja e re thotë vetëm “Mitrovica” dhe jo “K. Mitrovica”, e cila i referohej “Kosovska Mitrovica”.
Përveç mbishkrimit të ri “Mitrovica”, u vendos edhe një stemë e re e Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila u miratua së fundmi nga kuvendi lokal.
Siç i tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Kosovo Online, policia u informua për heqjen e tabelës së vjetër dhe vendosjen e tabelës së re, por nuk kishte nevojë për ndërhyrje.
Tabelën e vendosën punëtorët e një kompanie private të cilët nuk donin të flisnin me gazetarët.
Tabela që u hoq këtë mëngjes u instalua në gusht 2020 si pjesë e fazës së dytë të ndërtimit të rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugëve “Kralja Petra Prvog” dhe “Knjaz Millosha”.