Ishulli Lord Howe ka pamjen e një destinacioni të gatshëm për mbi-turizëm, me maja të gjelbëruara malesh, plazhe të virgjëra me rërë të bardhë dhe ujëra të kaltërta të mbushura me peshq shumëngjyrësh.
Megjithatë, në këtë ishull me rreth 400 banorë, i vendosur 372 milje larg bregut lindor të Australisë kontinentale, plazhet janë bosh. Tingujt e vetmuar gjatë një shëtitjeje nëpër pyjet e lagështa dhe malet e tij vijnë nga jeta e egër.
Sekreti i atij peizazhi të paprekur është një taktikë e përdorur në shumë pak vende të tjera: kufizimi i numrit të turistëve që mund ta vizitojnë.
Prej më shumë se 40 vjetësh, Lord Howe ka zbatuar një kufi prej 400 turistësh njëherësh duke përcaktuar numrin e shtretërve të disponueshëm për vizitorët. Kjo u bë për ta mbrojtur shumëllojshmërinë e specieve endemike unike të Lord Howe, të cilat ndihmuan ishullin ta fitojë njohjen si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1982.