Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Jock Covey, i cili ka shërbyer në Kosovë si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner. Në fund të dëshmisë së tij, ai kërkoi të bëjë një koment por kjo nuk iu lejua nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.
Covey: A mund të bëj një koment të fundit?
Smith: Nuk mund të bësh, sepse nuk mund ndjekim atë me pyetje pasuese. Kemi përfunduar. Faleminderit që ishit.
Covey: Faleminderit për mundësinë që më dhatë për të ofruar dëshminë.